Qka është Ransomware?

Uncategorized

Ransomware është një lloj softueri me qëllim të keq në hapësirën kibernetike që kërcënon të publikojë të dhënat e viktimës ose të bllokojë përgjithmonë aksesin në të nëse nuk paguhet një shpërblim.Përderisa disa ransomware mund të bllokojnë sistemin në një mënyrë që nuk kërkon shumë dituri për ta tejkaluar këtë problem, disa të tjerë perdorin teknika të avansuara që njihen si “zhvatje kriptovirale”, e cila enkripton fajllat e viktimës, duke i bërë ato jo të qasshme, dhe kerkon një pagesë për t’i dekriptuar ato.Në një sulm të tillë të zbatuar siq duhet, rikuperimi i dosjeve pa çelësin e dekriptimit është problem i vështirë, dhe me shfaqjen e monedha digjitale si Ukash dhe kriptovalutave, ato po perdorën në Ransomware, duke u mundsuar hakerëve të pranojnë paratë dhe duke pamundësuar ndjekjen penale të tyre.

Sulmet Ransomware janë kryer zakonisht duke përdorur një Trojan që është maskuar si një skedar legjitim që përdoruesi është mashtruar në shkarkimin ose hapjen kur arrin si një shtojcë e-mail. Sidoqoftë, një shembull i profilit të lartë, “WormWannaCry worm”, udhëtoi automatikisht midis kompjuterëve pa ndërveprimin e përdoruesit.

Duke filluar që nga viti 2012, përdorimi i mashtrimeve të ransomware është rritur ndërkombëtarisht.Ka pasur 181.5 milion sulme Ransomware në gjashtë mujorin e parë e vitit 2018.Kjo shënon një rritje prej 229% gjatë të njejtës periudhë të vitit 2017.

Komuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi vazhdimisht pranon dhe trajton raste të ndryshme të sulmeve Ransomware në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *