Bitdefender lansoi veglën dekriptuese për GrandCrab ransomware-n

Uncategorized

Kontriboj Fisnik Zharku

Vegla dektiptuese në u zhvillua në partneritet të ngushtë me Europol ,Policinë Rumune, me mbështetjen e FBI-së dhe të agjencive të tjera ligjëzbatuese ju mundëson viktimave te këtij sulmi në mbarë botën të dekriptojnë (të kthejnë të dhënat e tyre të koduara nga ky ransomeare pa paguar dhjetëra miliona euro shpërblim ndaj hakerëve.

Kjo vegël e re tani mund të decryptoj të dhënat e enkriptuara nga versionet 1, 4 dhe 5 të maluert GandCrab, si dhe të gjitha versionet e ransomware për një grup të kufizuar të viktimave në Siri.

Më shumë informacion mbi ransomwaren GandCrab si dhe vegla dekriptuese mund të shkarkohen nga Bitdefender Labs ose nga faqja e internetit No More Ransom – një projekt i përbashkët midis Policisë Kombëtare Holandeze dhe Europol e krijuar enkas për të luftuar ransomware të sulmet në nivel të Bashkimit Evropian.

“Lëshimi i këtij mekanizmi mbrojtës dekriptues është një zbulim i mrekullueshëm që thekson efektivitetin e bashkëpunimit midis ofruesve të produkteve të sigurisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit”, tha një zëdhënës i Bitdefender. “Kemi shpenzuar muaj në hulumtime rreth crypto-kërkimeve dhe kemi zhvilluar infrastrukturë të konsiderueshme për ta bërë këtë të mundshme këtë vegël duke ndihmuar viktimat të rimarrin kontrollin e të dhënave duke ju kthyer jetë së tyre digjitale pa asnjë kosto”.

GandCrab ka qenë shumë aktive që nga janari, ne versionet e ndryshme te tij
Grupi që ka krijuar këtë maluer dhe ka kërkuar nga viktimat një pages në kriptovaluten DASH në shkembim te kodit apo nje vegle për dekriptimit të dhënave te tyre
Kjo familje ransomware përhapet përmes vektorëve të shumëfishtë të sulmeve, të tilla si email spam, exploit dhe fushatat e lidhura me malware.

Në 2018, GandCrab ka pësuar disa përmirësime, veçanërisht pasi Bitdefender lëshoi ​​veglën dekriptuese v.1 gjithashtu të zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit vendor dhe ndërkombëtar.

Linku i vegles: Kliko ketu

Burimi: Bitdefender

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *