Blog

Si Përgjohemi?

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Trajnimi:        Si Përgjohemi?

Kohëzgjatja:   2 ore mësimore

Institucioni:    OJQ “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”

Vendi:             UBT Campus, Lipjan, Kosove

 

Data:               23.01.2017

 

 

Përmbledhje e trajnimit

Përgjimi mbetet një nder temat mjaft te diskutuara ne shoqërinë tone. Dhe janë dy pyetje te cilat kërkoj gjithmonë përgjime

 

 A përgjohemi dhe si përgjohemi?

 

Përgjimi ne internet, rrjete sociale, Viber, Whatsup, snapchat etj

 

Dhe ne te dy pyetjet flasim për mundësin e përgjimit , si dhe ku është i mundur , si dhe ku  realizohet?

 

Dhe normalisht, korniza ligjore qe është mjafte re rëndësishme! Te drejtat e personave te përgjuar , respektimi i kornizës ligjore( si psh. minimizimi!), dhe vendimet e Gjykates se Strasburgut qe kanë te bëjnë me respektimin e privatësisë.

Ne kuadër te këtij trajnimi do njoftohemi qe nga pjesa teknike gjern ne pjesën legjislative!

Audienca që i dedikohet

Përgjimi është çështje mjafte e rëndësishme, si ne aspektin e teknologjisë ashtu dhe ne mbrojtjen e privatësisë!

Andaj dhe ku trajnimi dedikohet një audience mjafte te gjer. Ne veçanti ju dedikohet

·        Juristeve dhe avokateve

·        Gazetareve

·        Shoqërisë civile

·        ZMDH

·        Zyrtarëve për siguri te informacionit etj

 

 

Parakushtet

Trajnimi eshte i hapure per gjithe te interesuarit

-        Ambicie dhe durim gjatë trajnimit

-        Laptop, ose do shfrytëzoj kompjuterët e sallës

-        Njohuri bazike ne sisteme operative dhe të IT.

-        Njohuri bazike të Gjuhës Angleze, lexim/shkrim.

 

Objektivat e trajnimit

Shtjellimi i teknologjisë dhe kornizës ligjore sa i përket përgjimit te ligjshëm. Duke ofruar njohurit mbi mundësin e përgjimit si nga aspekti teknik ashtu dhe nga ai legjislative. Duke shtjelluar me ketë rast kornizën ligjore te re dhe zbatimin e saj, para dhe pas aprovimit. Te drejatat e subjektit te përgjuar dhe realizimi i tyre. Si dhe mjetet dhe mundësit e dhe identifikimit te përgjimit!

Pasi përfundimit të trajnimit  dhe përfitimit të certifikatës ,ju  do të jeni të gatshëm të dini ku, kur dhe si mund te përgjohemi?

Si mund te mbroheni nga përgjimi? Shtjellimi i teknologjisë dhe kornizës ligjore sa i përket përgjimit te ligjshëm. Duke ofruar njohurit mbi mundësin e përgjimit si nga aspekti teknik ashtu dhe nga ai legjislative. Mundësi e përfaqësimit dhe mbrojtjes se palës me rastin e aplikimit te masave te fsheta(përgjimit)

Rezultatet/mësimet e pritura

 

Pasi të përfundoni këtë trajnim, ju do të jeni në gjendje të:

-        Të njiheni me  Përgjimin si koncept teknik dhe juridik

-        Te dini çka është e mundur dhe çka nuk është?

-        Te njiheni me përgjimin e ligjshem

-        Te jeni i gatshëm te merrni masat për te mbrojtur veten dhe këshilluar te tjerët për një komunikim te sigurte

-        Përfaqësimit dhe mbrojtjes se palës me rastin e aplikimit te masave te fshehta(përgjimit) (avokatet)

Metodologjia e

trajnimit

Trajnimi bazohet në prezantim audio, vizual dhe  teorik duke angazhuar pjesëmarrësit në diskutime dhe debate për konceptet; ushtrime dhe zhvillim të pjesshëm të materialit me raste praktike për trajnim, dhe prezantime të ndryshme me aparat projektimi.

 

Numri maksimal i

Pjesëmarrësve

 

15 – 20 pjesëmarrës.

Materialet

Trajnimi përmban:

 

·        Udhëzuesin për Pjesëmarrës;

·        Prezantimin në PowerPoint;

·        Demo prezantime praktike.

·        Materiale për përpilimin e kursit.

 

Instruktorët

Mentor HOXHAJ

President i CSP

Ekspert i Mbrojtjes se te Dhënave dhe Sigurisë se Informacionit

Mbi 40 trajnime profesionale dhe certifikime , ne fushën mbrojtës se dhënave dhe privatësisë, analizës se te dhënave, sigurisë, sigurisë se informacionit, sigurisë kibernetike, përgjimit, komunikimit etj.

Hartuesi i pjese dërmuese te opinione dhe akteve nënligjore te ASHMDHPse , analizuar me qindra akte ligjore,dhe amandamentuar me dhjetëra akte ligjore dhe nënligjore, anëtarë i shume grupeve punese për hartimin e legjislacionit primar dhe sekondare.

Organizuar dhe udhëhequr mbi 60 punëtori , 5 konferenca. Trajnuar me qindra zyrtare. Ligjëruar dhe mbajtur  prezantime ne dhjetëra institucione arsimore universitare dhe para universitare, punëtori , konferecenca etj.

Per ta ndjekur trajnimin dhe perfituar nga mundesia per te ndjekur konferencen me te madhe ne Rajon, Regjistrohu KETU