Latest News

SHIFRA: 334 vite burg për hakerin 26 veqarHakeri i ashtu quajtur Onur Kopçak, është arrestuar në vitin 2013 me akuzat që ka mashtruar klientët e bankave në Turqi duke përdorur një ndërfaqe të përafërt me ato reale për transaksione bankare kjo metod e njohur si “phishing”. Personat e pa vetëdijesuar kanë ra preh e këtij mashtrimi duke ekzpozuar të dhëna personale dhe të dhënat e kredit kartelave të tyre.
Sulmi më i madh DDoS në histori të Internetit, 602 Gbps!Pothuajse çdo uebfaqe e frekuentuar ka qenë pre e një sulmi DDoS, viktima e fundit kanë qenë BBC dhe uebfaqja për kampanjën presidenciale te Donald Trump. BBC ka qenë pre e një sulmi DDoS me shpejtësi mbi 600Gbps.
Arrestohen hakerët të cilët kanë vjedhur miliona euro nga ATM Bankare në mbarë EvropënAutoritetet rumune kanë arrestuar 8 kriminelë kibernetikë pasi ishin pjesë e grupit kriminal ndërkombëtarë që kishin nxjerrë para nga ATM duke përdorur virus/metoda të ndryshëm. Europoli nuk ka bërë të ditur emrat e këtyre tetë kriminelëve të arrestuar por thonë që grupi ka përdorur një pjesë të virusit të quajtur Tyupkin, që njihen si Jackpotting attacks, sulm ky që afekton miliona euro duke infektuar ATM në mbarë Evropën dhe më gjerë.
Rreth 300,000 vendet të lira pune për siguri kibernetike në SHBA, do përmbushej premtimi!Në këtë botë të digjitalizuar ne mbështetemi gjithnjë e më shumë në \'gjërat e Internetit\'. Profesionistët e kibernetikës të trajnuar deri në kufijtë e teknologjisë, do të luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e pasurisë dhe menaxhimin e riskut.
Koha me e bukur e vitit... për HakerëtDiçka si zonë alarmuese, me të vërtet është koha me e dashure për hakeret. Përderisa është sezon kur udhëtojmë për vizita familjareve dhe miqve, Të hënat kibernetike dhe zbritje te mëdha... duke i mundësuar mjaftueshëm hakerëve që të dalin në avantazh ndaj jush, për diçka qe ju e doni, apo për diçka si biznesi juaj që menaxhoni. Artikulli përfshin katër pushimet më të përshtatshme për haker ku ju mund te bini preh e sulmeve kibernetike. Gjithashtu do të ndajmë me ju për trendët dhe sfidat e sigurisë kibernetike në vitin qe kemi hyre.
Microsofti do t'ju informoj nëse Qeveria është duke ju përgjuarMicrosoft ndjek hapat e Twitter, Facebook dhe Google, duke u premtuar përdoruesve të saj që do t’i lajmëroj nëse organet e zbatimit të ligjit synojnë përgjimin e llogarisë së tyre. Ky vendim rrjedh nga kërkesa e punëtorëve të Microsoft-it ku vite më parë Qeveria Kineze hakoi mijëra llogari Hotmail të udhëheqësve ndërkombëtarë të Tibetit dhe minoriteteve të Uighurit,por Microsoft vendosi të mos i informojë viktimat, duke iu lejuar hakerëve tëvazhdojnë punën e tyre. Kundrejt kësaj Microsofti vetëm rekomandoi ndërrimin e fjalëkalimetpa dhënë ndonjë arsye shtesë, raportonReuters.
Jeni një klikim larg të kuptuarit nëse pajisja juaj Android është e kërcënuar nga HakerëtAndroid Vulnerability Test Suite (VTS), është një skanues i dobësive i zhvilluar nga NowSecure, i cili skanon pajisjet Android për 22 zbrazëtira të njohura në këtë sistem duke përfshirë edhe Stagefright. Ky është një aplikacion pa pagesë edhe kod i burimit të hapur që sipas shqyrtimit nga ekspertët nuk përmban virus në vete.
Microsofti mban çelësin e enkriptimit tuaj në serverin e tij – Ja si mund ta fshiniPër më shumë, në rast se humbisni çelësin tuaj të enkriptimit, mos u shqetësoni, Microsofti ka një kopje të çelësit tuaj për rikuperim. Nëse Microsoft ka tashmë çelësat e juaj për enkriptim të diskut, cila është arsyeja e përdorimit të tiparit të enkriptimit të diskut? A nuk do të thotë Enkriptim se vetëm ju mund t’i qaseni diskun tuaj?
Siguria e USB: Tri mënyrat e adresimit të një rreziku në sigurinë e USBSipas CompTIA, punonjësit vazhdojnë të praktikojnë mënyrën e pasigurt të përdorimit të USB. Bazuar në eksperimentin e tyre të fundit, CompTIA ka dalë në përfundim se një në pesë njerëz e përdorin USB e tyre në vende publike dhe më pastaj bartin informacione në pajisjet e tyre private ose në vendin e punës.
InterApp! Pajisja që mund të spiunoj çdo smartphoneSistemi InterApp mundëson që të merrni informacione të ndjeshme të çdo përdoruesi të pajisjeve mobile, me të cilët ndani të njëjtën hapësirë fizike . Tipet e të dhënave që mbledh kjo pajisje janë: e-mail adresa, fjalëkalimi, lista e kontakteve, Dropbox llogarit, sistemi operativ i telefonit, fotografitë, historia e shfletimit në internet, lokacionin, dhe shumë më tepër ..
Cyber Security and Privacy shpalos vizionin për sigurinë dhe privatësinë online në datat 18 dhe 19 JanarNa ndan më pak se një muaj nga konferenca me temë Cyber Security Privacy e cila vjen në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve kosovarë pse jo edhe më gjërë ndaj privatësisë së tyre online.
Të dhënat personale të 191 milion votuesve amerikan u ekspozuan nga një keq konfigurim i bazës së të dhënave.Chris Vickery një white hat hacker, zbuloi këtë bazë të shënimeve dhe ishte në gjendje të kishte qasje të plotë në 191 milion informacione identifikuese personale, të dhëna lehtë të qasshme që do ishin zbuluar nga cdokush që do të kishte interes në to.
Vërshohet Turqia nga Sulmet Kibernetike!Një numër i madh sulmesh kibernetike janë duke shkaktuar shqetësim të madh në sistemin e organizatave turke. Këto sulme më së shumti po afektojnë sistemet bankare, në procedimin e normalizuar të dhënave.
Drejtori Ekzekutiv i Apple mendon se mund t’i kemi që të dyja, enkriptimin dhe sigurinë nacionale, arsyeja 'Ne jemi AMERIKA'.Drejtori Ekzekutiv i Apple Tim Cook duket të jetë përkrahës i madh i enkriptimit, edhe pse qeveritarët në vazhdimësi kërkojnë për metodat e sigurta të mbledhjes së të dhënave në parandalim të sulmeve terroriste.
Më 18-19 Janar Prishtina hap dyert për konferencën me temë “Cyber Security Privacy”Privatësia është e shenjtë. Kjo ka qenë kryefjala e një konference organizuar në virgjilje të 2015-tës nga Agjensia për Mbrotjen e të Dhënave Personale. Ministria e Zhvillimit Ekonomik dëshiron që kjo përsëri të jetë kryefjala e shumë diskutimeve të reja duke organizuar konferencën me temë: “Cyber Security Privacy”.