Arrestohen hakerët të cilët kanë vjedhur miliona euro nga ATM Bankare në mbarë Evropën

Autoritetet rumune kanë arrestuar 8 kriminelë kibernetikë pasi ishin pjesë e grupit kriminal ndërkombëtarë që kishin nxjerrë para nga ATM duke përdorur virus/metoda të ndryshëm.

 

Për këtë operacion thuhet që është i vetmi i këtij lloji në Evropë, u realizua në Rumani dhe Moldavi nga policia  nacionale e Rumanisë dhe drejtoria për hetim të krimit të organizuar dhe terrorizmit, me ndihmën e Europolit, Eurojust dhe autoriteteve të tjera ligjore. Europoli nuk ka bërë të ditur emrat e këtyre tetë kriminelëve të arrestuar por thonë që grupi ka përdorur një pjesë të virusit të quajtur Tyupkin, që njihen si Jackpotting attacks, sulm ky që afekton miliona euro duke infektuar ATM në mbarë Evropën dhe më gjerë.

  

Me ndihmën e Tyupkin, të dyshuarit ishin në gjendje të marrin gjithë paratë nga një ATM duke lëshuar disa komanda përmes tastierës së ATM. Europoli ka dhënë detaje në lidhje me sulmin duke thënë që zbrazja e kasetave të parave ka ndodhur me një manipulim direkt përmes tastierës.

 

 

Tyupkin, fillimisht është analizuar në vitin 2014 nga Kaspersky me kërkesë nga një institucion financiar. Gjatë hulumtimit, u zbulua që ishin të infektuar mbi 50 ATM në Evropën Lindore, përmes tij kriminelët kibernetikë kanë nxjerr paratë pa pasur nevojë për kartë krediti.

 

Edhe pse Europoli nuk ka treguar sa para nëtotal kanë fituar grupi në fjalë, është kuptuar që ky grup ka sjellë krizë  financiare në Evropë, dhe humbjet supozohet të jenë milionëshe. /CyberSecurity&Privacy