Drejtori Ekzekutiv i Apple mendon se mund t’i kemi që të dyja, enkriptimin dhe sigurinë nacionale, arsyeja 'Ne jemi AMERIKA'.

Drejtori Ekzekutiv i Apple Tim Cook duket të jetë përkrahës i madh i enkriptimit, edhe pse qeveritarët në vazhdimësi kërkojnë për metodat e sigurta të mbledhjes së të dhënave në parandalim të sulmeve terroriste.

Për z. Cook nuk duhet domosdoh të ekzistojë vetëm njëra.

‘’ Nuk e besoj që sfida këtu është privatësia kundër sigurisë nacionale’, deklaroi Cook në një intervistë 60 min.

‘Ne jemi Amerika, ne mund t’i kemi që të dyja.’

Qytetarët përdorin iPhone-in për të ruajtur të dhënat e tyre të ndjeshme private, siç është shëndeti apo financat. Cook pohon se komunikimet me shokë apo edhe sekrete tjera biznesore mundësohen të procesohen dhe ruhen sigurt ne iPhone. Duhet të kemi mundësin t’i ruajmë ato, dhe e vetmja metodë e njohur  për t’i siguruar ato është enkriptimi.

National Security Agency dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara enkriptimin e shprehin si shqetësim për sigurinë nacionale. Zyrtarët Qeveritar kërkojnë nga Apple dhe kompanitë tjera konkurrente që të instalojnë derë të pasme pajisjeve dhe produkteve të këtyre përpunuesve në mënyrë që të kenë mundësi t’i qasen dhe lexojnë mesazhe të ekriptuara, gjithnjë për nevoja të zbatimit të ligjit.

Bazuar në gjendjen aktuale, nëse agjencitë qeveritare i japin Apple një urdhëresë nga organet kompetente, Apple është bashkëpunuese me të gjitha organet e rendit, por heziton të thyej privatësinë për përdoruesit e saj. Ekzistojnë rastet kur të dhënat janë të ekriptuara andaj edhe vetë prodhuesi nuk mund t’i deshifrojë ato.

‘Nëse vendoset dera e pasme, realiteti është se ajo bëhet derë e pasme për të gjithë, si për të mirë edhe për të keç’, deklaroi Cook. /CyberSecurity&Privacy