InterApp! Pajisja që mund të spiunoj çdo smartphone

InterApp është një pajisje projektuar nga grupi izraelit Rayzone që mund të spiunoj çdo smartphone.

 

"Sistemi InterApp mundëson që të merrni informacione të ndjeshme të çdo përdoruesi të pajisjeve mobile, me të cilët ndajnë të njëjtën hapësirë fizike . Tipet e të dhënave që  mbledh kjo pajisje janë:e-mail adresa dhe fjalëkalimi, lista e kontakteve, Dropbox llogarit, sistemi operativ i telefonit, fotografitë, historia e shfletimit në internet, lokacionin,dhe shumë më tepër " thuhet në përshkrimin e publikuar në faqen e internetit të kompanisë..

 


InterApp është plotësisht transparent për qëllimin e tij dhe nuk kërkon ndonjë bashkëpunim nga pronari telefonit. Kushti i vetëm që kërkohet është që transmetuesi  Wirelessi Telefonit të zgjuar të jetë i ndezur, nuk nevoitet të shfletimi i uebfaqeve apo klikimi në linqe për tu infektuar).

InterApp është një aplikacion ndërhyrës që dërgon një numër të madh të Malware(Virusave) kundrejt sistemit operativ të Telefonit të Zgjuar. Sipas kompanisë, kjo pajisje është në gjendje të infektojë një telefontë zgjuar me një virus dhe të rrezikoj telefonat në afërsi të cilët janë të kyçur në të njejtën pikë të qasjes.
 
Pajisja mund të lëshoj qindra sulme njëkohësisht, pa lënë gjurmë në telefonin e infektuar. InterApp është shumë i lehtë për t'u përdorur, dhe përfshin sulmet në Android, iOS dhe Windows Phone .
Shitja e InterApp ofrohet vetëm për agjencitë e  inteligjencës dhe organet e zbatimit të ligjit, InterApp si një aplikacion i fuqishëm është në gjendje të nxjerr të dhënat e përdoruesit, duke përfshirë listën e kontaktit, fotot, dhekredencialet identifikuese të disa shërbimeve të internetit, duke përfshirë Aplikacionet e rrjeteve Sociale si (Facebook,Instagram,Twitter,etj) dhe cloud applikacionet si (Dropbox,GoogleDrive,iCloud,etj).
 

Kjo Pajisje është gjithashtu në gjendje për të marrë lokacionet e mëparshme gjeografike të telefonit të zgjuar dhe ti vendos ato në një hartë, ajo mund të përdoret për të mbledhur detaje të tjera të pajisjes telefonike,duke përfshirë IMEI, të dhëna MSISDN, MAC adresa, modelin, sistemin operativ ,  të dhëna personale informacion mbi objektivin (p.sh. gjinia, mosha, adresa, edukimi, dhe më shumë). /CyberSecurity&Privacy