Jeni një klikim larg të kuptuarit nëse pajisja juaj Android është e kërcënuar nga Hakerët

Dobësitë në sistemet e Teknologjisë Informative janë evidentet, e nëse flasim për sigurinë e pajisjeve mobile, viteve të fundit përdoruesit e sistemeve Andorid kanë qenë më të shqetësuarit për zbrazëtira te e shumta të sigurisë. Çdo një muaj ballafaqohemi me një zbrazëtirë të re që afekton pajisjet Android.

 

Njëra nga dobësitë më serioze ështe Stagefright Security Bug, e gjitha që i nevoitet kësaj zbrazëtire është instalimi i një kodi përmes një mesazhi. Me versionin e fundit të Android gjiganti Google ka arnuar të gjitha zbrazëtirat publike të sigurisë, zakonisht përditësimet marrin kohë deri në lansimin e tyre, sfida tjetër ndërlidhet me pajisjet më të vjetra për të cilat këto përditësime nuk janë të aplikueshme. 

 

 

 

Ekziston një zgjidhje me një klikim! Një aplikacion për Android mund të iu ndihmojë të kuptoni nëse pajisja juaj është e rrezikuar.

 

Zgjidhja një klikësh!

Android Vulnerability Test Suite (VTS), është një skanues i dobësive i zhvilluar nga NowSecure, i cili skanon pajisjet Android për 22 zbrazëtira të njohura në këtë sistem duke përfshirë edhe Stagefright. Ky është një aplikacion pa pagesë edhe kod i burimit të hapur që sipas analizës nga ekspertët nuk përmban virus në vete.

Ekziston mundësia që Antivirusii instaluar në pajisjen tuaj Android ka mundësi të detektojë virus këtë aplikacion si  pasoj e natyrës së operimit për detektimin e Stagefright. Pasi skaneri VTS është një projekt i hapur edhe i zhvilluar nga një zhvillues i besueshëm, përdoruesit dhe hulumtuesit e sigurisë mund të referohen në kodin e hapur ne GitHib  (https://github.com/nowsecure/android-vts).

 

 

Skanoni pajisjen tuaj Android për 22 zbrazëtirat publike.

Ky skanues është aplikacion pa pagesë në Google Play Store edhe kodi i tij burimor mund të gjendet në GitGub. Instalohet VTS në pajisjen Android, pastaj klikohet në butonin Search, i cili lanson Device Vulnerability Scanner.

 

Pas 30 sekondave skaneri do të listojë të gjitha dobësitë në pajisjen tuaj Android. /CyberSecurity&Privacy