Koha me e bukur e vitit... për Hakerët

Diçka si zonë alarmuese, me të vërtet është koha me e dashure për hakeret. Përderisa është sezon kur udhëtojmë për vizita familjareve dhe miqve, Të hënat kibernetike dhe zbritje te mëdha... duke i mundësuar mjaftueshëm hakerëve që të dalin në avantazh ndaj jush, për diçka qe ju doni, apo për diçka si biznesi juaj që menaxhoni. Artikulli përfshin katër pushimet më të përshtatshme për haker ku ju mund te bini preh e sulmeve kibernetike. Gjithashtu do të ndajmë me ju për trendet dhe sfidat e sigurisë kibernetike në vitin qe kemi hyrë.

 

Hakerët i duan pushimet dhe daljet nga zyra

Ju jeni një punëtorë i mirë, prandaj ju ofroni kohë tuaj për përfitime të punëdhënësit, ndoshta është parim i kompanisë apo princip i vetë punëtorëve që për javët e ardhshme të festave të fundvitit të konfiguroni email automatik ‘jashta zyrës’ për tu siguruar që klientet të jenë në dijeni rreth pushimit tuaj si dhe ku ti adresojnë kërkesat e tyre. Problemi këtu qëndron se informatat që nuk jemi në pune, kur do të kthehemi, emrat dhe kontaktet e punëtorëve tjerë të kompanisë për dikë si haker janë interesante. Pavarësisht madhësisë së biznesit tuaj, i vogël apo i madh, në interes të konkurrentëve apo jo, hakerët mund të kenë qëllime përfitimi apo vetë aftësimi që të dyja mund të jenë të dëmshme për kompaninë tuaj. Me informatat e fituara hakerët ndërtojmë skenarin e sulmit të peshkimit,  këtë lloj të sulmit hakerët din ta bëjnë më së miri.

 

Blerjet Onlajn

Bazuar në raportin e kompani hulumtuese Conlumino, 31.2 përqindje të konsumatorëve bëjnë blerje onlajn gjatë orarit të punës në sezonin e pushimeve. Përveç shfrytëzimit të orarit të punës dhe humbjes së produktivitetit,  të ashtu quajturat uebfaqe dhe nëse-do-të-ishin-të-vërteta ofertat i bëjnë punëtorët të pa rezistueshëmnë klikimin e linqeve për të shfletuar uebfaqen për produktet dhe ofertat efundit. Shkarkimi i viruseve gjate marketingut onlajn të njohur si malvertising është një metodë e njohur tashmë për të fituar qasje ne rrjetin e korporatës. Shumica e malvertising shpërndahen përmes Adobe Flash(i cili rekomandohet të ndalet si pasoj e numrit të madh dhe të vazhdueshëm të dobësive), apo punëtorët në të shumtën e rasteve vendosin shfrytëzimin e email adresës zyrtare për konfirmim të blerjes dhe faturim, duke krijuar edhe një risk shtesë të sigurisë. Rreth 76% të blerjeve në fundvit kryhen onlajn andaj të keni kujdes të shtuar.

 

Skimerat e Kredit Kartelave

Mefokus në blerje onlajn, skimerat e kredit kartelave janë shqetësim kryesor brenda këtyre ditëve festive. Me avantazhin e tokenit dhe pin-it në të besojmëse tani jemi më të sigurt duke pas edhe një shtrese të sigurisë të implementuar, por implementimi i authentikimeve të dyfishta ka qenë shumë i ndërlikuar për përdoruesit, sa që shumica e ofruesve të shërbimeve mundësojnë edhe formën tradicionale të qasjes, studimi tregon se pikërisht personat që ndjehen më të sigurt gjatë qasjes në internet janë të njëjtit të cilët bien viktimë e vjedhjes së identitetit?

 

Internet of Things apo Dobësitë e Sigurisë?

Lidhja e çdo gjëje me internet do ta lehtësonte jetesën tonë, me të gjitha mekanizmate automatizuara dhe të menaxhueshëm nga largësia, por në perspektivën tjetër çfarë ndodhë nëse sistemi elektrike, sistemi i nxehjes qendore, dera kyçe së shtëpisë, sistemi kundër zjarrit i lidhur në internet ekspozohet ndaj hakerëve nga pa vetëdija juaj apo fëmijëve tuaj të dhënat tuaja nuk janë më konfidenciale. Rasti i fundit me hakimin VTech ku 6.4 milion fëmijë janë infektuar duke ekspozuar edhe të dhënate prindërve të tyre. Andaj ne sugjerojmë që edhe për pajisjet të cilat me të vërtet nevojitet të konektohen në internet të keni kujdes të shtuar. Përdorni moton NDAL, MENDOHU, KONEKTOHU.

Hakerët,Skamerët, Peshkuesit përgaditen 6 muaj më herët për të vjedhur të dhënat tuaja. Ata definojnë një listë të sulmeve dhe rishikojnë në vazhdimësi për dobësitë bashkëkohore,se cilët punëtorë apo pajisje ua hapë dyert për arritjen e qëllimit.

Pushimete fundvitit janë për kohë të bukura dhe urime dëshirash, por fatkeqësisht diku në internet është një grup i personave që synojnë të dhënat e juaja, informatat bankare apo edhe skedar. Ndani këto këshilla dhe rregullat tjera që i gjeni në artikujte ndryshëm me punëtorët dhe kolegët tuaj. Qëndro i qetë dhe mosbesues!/CyberSecurity&Privacy