Microsofti do t'ju informoj nëse Qeveria është duke ju përgjuar

Microsoft ndjek hapat e Twitter,Facebook dhe Google, duke u premtuar përdoruesve të saj që do t’i lajmëroj nëse organet e zbatimit të ligjit synojnë përgjimin e llogarisë së tyre.

 

Microsoft tashmë i lajmëron përdoruesit nëse një person i paautorizuar tenton të qaset në Outlook apo OneDrive-in e përdoruesve. Por tani e tutje, kompania gjithashtu do t’iu informoj nëse një gjë të tillë janë duke e bërë organet e zbatimit të ligjit.

 

Ish-punëtorët e Microsoft: ‘Microsofti nuk ka informuar prijësit e Tibetit kur Kina i përgjoi.’

 

Ky vendim rrjedh nga kërkesa e punëtorëve të Microsoft-it ku vite më parë Qeveria Kineze hakoi mijëra llogari Hotmail të udhëheqësve ndërkombëtarë të Tibetit dhe minoriteteve të Uighurit,por Microsoft vendosi të mos i informojë viktimat, duke iu lejuar hakerëve tëvazhdojnë punën e tyre. Kundrejt kësaj Microsofti vetëm rekomandoi ndërrimin e fjalëkalimetpa dhënë ndonjë arsye shtesë,  raportonReuters.

Sidoqoftë, duket se Microsoftiështë vetëdijesuar dhe në rastet kur dyshohet se llogaria e juaj është duke u përgjuar për interesa të shtetit, kompania do t’iu informoj nëpërmjet një e-mail.

 

Yahoo gjithashtu premtoi të njoftoj përdoruesit e saj në rast përgjimi nga hakerët qeveritar. Kompanitë tjera si Twitter, Facebook dhe Google, veçse kanë implementuar këtë praktik dhetani Microsofti është kompani e ardhshme që i bashkëngjitet kësaj liste.

 

Qeveria: Do ta padisim në gjyq Microsoftin nëse e bëni një gjë të tillë!

 

Ky është një lajm i mirë për përdoruesit e Microsoftit. Por duket se Mbretëria e Bashkuar nuk pajtohet me këtë vendim nga të gjithë udhëheqësit e firmave teknike, sepse Organet eZbatimit të Ligjit kërkojnë qasje në informatat personale në mënyrë qe të luftojë terrorizmin dhe të mbrojë interesat shtetërore.

 

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka nisur hetim për çdo drejtor i cili është duke informuar klientët esaj se njëra nga organizatat si GCHQ, MI5 apo MI6 është duke i përgjuar.