Microsofti mban çelësin e enkriptimit tuaj në serverin e tij – Ja si mund ta fshini

 

A keni blerë kohëve të fundit ndonjë produkt të Microsoftit?

 

Urime! Kompjuteri juaj i ri Windows ka të para instaluar tiparin e enkriptimit të diskut i cili është i aktivizuar paraprakisht në mënyrë që të mbrojë të dhënat e juaja në rast se pajisja juaj humbet ose është vjedhur.

 

Për më shumë, në rast se humbisni çelësin tuaj të enkriptimit, mos u shqetësoni, Microsofti ka një kopje të çelësit tuaj për rikuperim. Nëse Microsoft ka tashmë çelësat e juaj për enkriptim të diskut, cila është arsyeja e përdorimit të tiparit të enkriptimit të diskut? A nuk do të thotë Enkriptim se vetëm ju mund t’i qaseni diskun tuaj?

 

 

 

Microsofti mban çelësat tuaj të enkriptimit

Prej se është lansuar Windows 8.1, Microsofti po ofron enkriptim të diskut si veçori shtesë. Sidoqoftë, dimë edhe një fakt të vogël, i nënvizuar nga The Intercept, se nëse ju kyçeni në Windows 10 duke përdorur llogarinë tuaj të Microsoftit, sistemi juaj ka ngarkuar automatikisht një kopje të çelësit tuaj për rikuperim tek serverët e Microsoftit, dhe ju nuk mund t’iu shmangeni enkriptimit të pajisjes nga dërgimi i çelësit të rikuperimit.

Shënim: Mos ngatërroni enkriptimin e pajisjes me BitLocker. Të dyja kryejnë të njëjtin funksion por kanë mundësi të ndryshme konfigurimi. Për dallim BitLocker  kërkon nga përdoruesit aprovimin para bartjes së çelësit në server.

 

Pse duhet të brengosemi?

·        Nëse një haker komprementon llogarinë tuaj të Microsoftit, ai mund të kopjoj çelësin tuaj të rikuperimit para se ju ta fshini atë.

·        Çdo mashtrues-punëtor në Microsoft që ka qasje me të dhënat e përdoruesit, mund të qaset me çelësin tuaj të rikuprimit.

·        Nëse vetë Microsoft hakohet, hakeri mund të ketë qasje me çelësin tuaj të rikuperimit.

·        Edhe zbatuesit e ligjit ose agjencitë e spiunazhit munden të kërkojnë nga Microsoft të kenë qasje në çelësin tuaj të rikuperimit.

 

Si ta fshijmë çelësin e rikuperimit nga llogaria e Microsoft-it?

Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë t’ju shmangemi një kompjuteri të ri më Sisteme Operative Windows nga ngarkimi i çelësit të rikuperimit gjatë përdorimit për herë të parë të kyçjes në llogarinë tuaj të Microsoft, ju mund të fshini çelësin ekzistues të rikuperimit nga llogaria e Microsoft-it dhe të gjenerojmë një të re.

 

 

Si të gjenerojmë një qelës të ri rikuperimi(pa i dërguar kopje Microsoftit)?

Pasi që përdoruesit e Windows Home Edition nuk iu jepet mundësia, përdoruesit e Windows Pro ose Enterprise mund të krijojnë një çelës të ri duke enkriptuar të gjithë disqet e forta dhe pastaj të ri enkriptojnë diskun, por këtë herë në ketë mënyrë saqë do t’ju pyesin se si e doni të mbani çelësin e rikuperimit.

 

Hapi 1: Kliko START, shkruaj “BitLocker”, dhe kliko “Manage BitLocker”.

Hapi 2: Kliko “Turn off BitLocker” dhe do të dekriptohet disku juaj.

Hapi 3: Pasi të përfundohet, kliko prapë “Turn on BitLocker”.