Rreth 300,000 vendet të lira pune për siguri kibernetike në SHBA, do përmbushej premtimi!

Në trendët bashkëkohore siguria kibernetike është sfiduese, arsye kjo që kompanitë ndërkombëtare po kërkojnë gjithnjë e më shumë profesionistë me përvojë në fushën e kibernetikës. Në anën tjetër institucionet arsimore janë duke tentuar të reduktojnë këtë sfidë më një fokus më të gjerë në shkencë, teknologji, edukim dhe matematikë.

 

Në këtë botë të digjitalizuar ne mbështetemi gjithnjë e më shumë në “gjërat e Internetit”. Profesionistët e kibernetikës të trajnuar deri në kufijtë e teknologjisë, do të  luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e pasurisë dhe menaxhimin e riskut.

 

Ekonomia jonë mbështetet në përdorimin e Sistemevetë Teknologjisë Informative. Subjektet qeveritare, institucionet ndërkombëtare financiare dhe tregtia onlajn mbështetet në një hapësirë kibernetike që duhet të jetë efikase dhe e sigurt. Me rritjen e terrorizmit kibernetikë, kërkesa për profesionistët e sigurisë rritet njëtrajtësisht.

 

Sipas kompanisë SYMANTEC, rreth 300,000 vende të lira puna për pozitënzyrtarë i sigurisë së informacionit janë të hapura vetëm  në SHBA, ku 60,000 prej tyre kanë kritere minimaleku nuk kërkohet as shkolla e mesme e përfunduar për të aplikuar.

 

Ky definicion ka ardhur në kohën kur ne po ballafaqohemi me një shkelje të panumërt të dhënave dhe  kërcënimeve kibernetike, si rezultat diku rreth 552 milionë identifikime të lëshimit të dhënave janë shfaqur në të gjithë botën. Për të adresuar këtë problem, Symantec ka themeluar komitetin e saj që vepron me iniciativën globale Clinton për të siguruar trajnime dhe praktikë për fushën e sigurisë kibernetike. Në interes të rinjve në krijimin e  një grupi të fortë ndërmjet programit të quajtur Symantec Cyber Career Connection. Me shpresë se komiteti i saj do të degëzoj programin e tij me më shumë programe në fushën e kibernetikës.

 

PriceWaterHouseCoopers ka marrë një rol drejtues në adresimin e këtyre çështjeve gjithashtu. PwC ka lançuar një program të quajtur“Cyber Boot Camp” të kalojë shërbimin e anëtarëve dhe veteranëve në Teknologji Informative. Ky është një hap i admirueshëm në adresimin e problematikave të kësaj industrie duke ritrajtuar veteranët tanë kombëtarë në interesa shtetërore.

 

Universitetet në gjithë botën kanë ndërtuar programe edukative për fushën e kibernetikës. Shumë Universitete të mëdha Amerikane tani ofrojnë programe nga më të mirat – si Harvard, Georgetown dhe universiteti i NewYork-ut. Universiteti i Dakota-s në Madison, ofron një prej programeve të paratë doktoraturës për siguri kibernetike.

 

Sidoqoftë, sikurse u demonstrua nga programet e SYMANTEC dhe PwC, ju nuk duhet të keni një diplomë nga Havard që të bëheni ekspert i sigurisë kibernetike. Ka një mundësi t’i mësoni të gjitha nivelet duke u fokusuar në edukimin e STEM në shkolla, studentët mund të zgjedhin trajnime profesionale në konfigurim të rrjeteve, sistemeve  ose një shkallë në dizajnim të sistemit enkriptuese.

 

Ne të gjithë duhet të bëjmë gjithçka mundemi që të sigurojmë këto programe. Hapi i parë për të siguruar infrastrukturat e TIK-ut  është fokusi në trajnimin e profesionistëve të sigurisë kibernetike.