SHIFRA: 334 vite burg për hakerin 26 veqar

Një haker turk 26 vjeqar është dënuar me 334 vite heqje lirie, i akuzuar për vjedhje të identitetit dhe mashtrimeve onlajn, kryesisht për thyerjen e kredit kartelave, me fjalë tjera do Zoti ka ymer me pa dritën përsëri.

 

Hakeri i ashtu quajtur Onur Kopçak, është arrestuar në vitin 2013 me akuzat që ka mashtruar klientët e bankave në Turqi duke përdorur një ndërfaqe të përafërt me ato reale për transaksione bankare kjo metod e njohur si “phishing”. Personat e pa vetëdijesuar kanë ra preh e këtij mashtrimi duke ekzpozuar të dhëna personale dhe të dhënat e kredit kartelave të tyre.

 

Uebjsajti i Kopçak-ut ishte pjesë e një skeme mashtruese e cila përfshinte një numër të madh të kartave të kreditit, në të cilën ai së bashku me 11 bashkëpuntor tjerë shfrytëzonin të dhënat e kredit kartave për të kryer operacione të ndryshme apo blerje onlajn.

 

Arresitimit Kopçakun në vitin 2013 nga autoritete turke, rrjedh me aktakuzat për:

Vjedhje të identitetit

Falsifikim të uebsajteve

Mashtime me paisje

Mashtrime në rrjet

 

…duke dënuar atë me 199 vjet, 7 muaj edhe 10 ditë burg, duke i bashkangjitur si dësmi edhe ankesat e konsumatorëve të bankës.

Sidoqoftë, gjatë hetimit, konsumatorët e 11 bankave që operojnë në Turqi, paraqitën dëshmi të tjera shtesë rreth mashtrimit me kartat e tyre të kreditit, e cila e nxiti edhe një gjykim tjetër. 

 

199 + 135 = 334 vite në burg

 

Gjatë procesit gjygjësor të ringritur, i cili u mbajtë me 10 Janar 2016 gjykata e Mersins i shtoi edhe 135 vite tjera dënimit për Kopçak. Në total 334 vite burg, Kopçak është hakeri që i prinë listës së dënimeve për hakerët. Avokatët e tij edhe vet Kopçak kërkuan një dënim prej 35 vitesh, duke iu drejtuar trupit gjykues me fjalët “Jam i sigurtë që kurrë nuk do të ma mbani në mend ngjyrën e lëkurës”.

 

Krimet kibernetike kanë ndryshura shumë viteve të fundit. Vitin e kaluar themeluesi dhe ideatori i marketit të zi në internet i njohur si Silk Road është dënuar me burg të përjetshëm pasi u gjetë fajtorë për tregti narkotikësh dhe shpërlajre parashë. /CyberSecurity&Privacy