Sulmi më i madh DDoS në histori të Internetit, 602 Gbps!

Dita e ditës shfaqen metoda te reja të sulmeve kibernetike, sulme këto që janë bërë ankth për shumë kompani. Sulmi DDoS është sulmi më i preferuara kur pretendohet të dëmtohet shërbimi i ofruar në internet.

 

Pothuajse çdo uebfaqe e frekuentuar ka qenë pre e një sulmi DDoS, viktima e fundit kanë qenë BBC dhe uebfaqja për kampanjën presidenciale te Donald Trump. BBC ka qenë pre e një sulmi DDoS me shpejtësi mbi 600Gbps.

 

Sulmi më i madh në histori të DDoS nëhistori!

 

Një grup i quajtur New World Hacking kanë marrë përsipër sulmet në të dy uebfaqet. Grupi ka pasur cak sulmi të gjitha webfaqet e BBC duke përfshirë shëbimin iPlayer, duke e bërë të pa qasshme për më shumë se tre orë natën e vitit të ri.

 

Në atë moment agjencia e lajmeve BBC deklaroi që shërbimet janë të pa qasshme si pasojë e disa problemeve teknike, por më vonë grupi New World Hacking morën përsipër këtë sulm duke treguar që ata kanë bërë një sulm DDoS drej BBC me shpejtësi 602GBps.

 

Njëri nga anëtarët e grupit identifikoi veten si Ownz, pranoi se gjoja grupi ka përdorur pajisjen e tyre të quajtur BangStresser për adresimin e një sulm i DDoS prej gati 602 Gbps në uebfaqen eBBC.

 

Si provë, grupi i siguroi ZDNet një pamje të një ndërfaqeje te pajisjes që ishte përdorur të sulmojë uebfaqen e BBC.

 

Edhe pse autenciteti i pamjes nuk është verifikuar, nëse madhësia e sulmit është e vërtetë, do të vërtetojë se sulmi nga New World Hacking  e mund sulmin më të madh DDoS të regjistruar prej 334 Gbps, e dhënë nga Arbor Networks vitin që e lëmë pas.

 

Sulmi i fundit i madh DDoS u realizua duke përdorë dy server të Amazon Web Services q'ë funksionojnë për një numër të  madh të detektimeve automatike dhe teknikavepër parandalim të këtyre sulmeve, pretendoi Amazon. Por Ownz theksoi që me teknikat e tyre kanë përdorur shërbimet e Amazon.

 

Më shumë detaje rreth sulmit ende nuk janë zbuluar, por Ownz ka pranuar se qëllimi kryesor pas zhvillimit me pajisjen BangStresser DDoS është të demaskoj ISIS-in dhe mundësisht përfundoj propagandën e tyre onlajn.

 

Një grup i njëjtë i emërtuar  Lizard Squad, sjellë një kampanjë marketingu për të promovuar pajisje e tyre DDoS, të  njohur si Lizard Stresser, të cilin grupi demantoi Sony Playstation Network dhe Microsoft Xbox Live në krishtlindjet e vitit të kaluar. / Cyber Security & Privacy