Të dhënat personale të 191 milion votuesve amerikan u ekspozuan nga një keq konfigurim i bazës së të dhënave.

Një konfigurim i keq në bazën e të dhënave ka rezultuar me një ekspozim të të dhënave të 191 milion votuesve amerikan. Këto të dhëna përmbajnë emrin, adresën e banimit, ID unike, datën e lindjes edhe numrin e telefonit të secilit votues.

Chris Vickery një white hat hacker,  zbuloi këtë bazë të shënimeve dhe ishte në gjendje të kishte qasje të plotë në 191 milion informacione identifikuese personale, të dhëna lehtë të qasshme që do ishin zbuluar nga çdokush që do të kishte interes në to.

Vickery,dy javë para se të fitonte çasje në të dhënat e votuesve kishte zbuluar të dhënat personale të mëse 10 milion përdoruesve të antivirusit MacKeeper, të cilat përmbanin: email adresën, emrin e përdoruesit,hashin e fjalëkalimeve, IP adresën, numrin e telefonit edhe informacione për sistemin e tyre kompjuterik.

 

 

300GB të dhëna të votuesve në duart të Vickery-t

 

Vickery posedon të gjitha 300GB informacione mbi votuesit duke përfshirë:

Vëmendje :Lista më poshtë është në renditje origjinale

·        Fullname (first, middle, last)

·        Residential address

·        Mailing address

·        Aunique voter ID

·        Statevoter ID

·        Gender

·        Date of birth

·        Date of registration

·        Phone number

·        Political affiliation

·        Adetailed voting history since 2000

·        Fieldsfor voter prediction scores

 

Fatmirësisht baza e të dhënave nuk posedon të dhëna për: Numrin e sigurimit social, numrin e patentë shoferit ose të dhëna mbi statusin financiar, por përsëri ka shumë informacione kur vije tek mbrojtja e të dhënave personale.

 

Çka ishte edhe më shokuese?

Çmenduria më e madhe ishte se askush nuk merrte përgjegjësinë për këtë gabim.

Vet Vickery, CSO edhe Databreaches.net kontaktuan me shumë grupe teknike edhe kompani që merren me ruajtje e të dhënave mbi përdoruesit por askush nuk pranonte që kjo bazë e shënimeve i takonte atyre.

FBI dhe Internet Crime Complaint Center janë informuar nga Vickery dhe Databreaches.net, pritet të shihet deri kur këto të dhëna të jenë të çasshme në mënyrë kaq të lehtë. / CyberSecurity&Privacy