Vërshohet Turqia nga Sulmet Kibernetike!

Një numër i madh sulmesh kibernetike janë duke shkaktuar shqetësim të madh në sistemin e organizatave turke. Këto sulme më së shumti po afektojnë sistemet bankare, në procedimin e normalizuar të dhënave.

 

A është ky një sulm i jashtëm imotivuar nga partitë politike? Këtë të enjte, 'Nic.tr' (një organizatë jo-qeveritare) pohoi se janë sulmuar sistemet e Organizatës Turke. Organizata Nic.tr që menaxhon të gjitha IP adresat të caktuara të Turqisë. Të gjitha uebfaqet me top-level-domain '.tr' u takojnë ministrive Turke, bankave dhe organizatave tregtare.

Sipas disa studiuesve të Turqisë,ky sulm duket të jetë kryer nga një 'Burim i organizuar' jashtë Turqisë. Efekti kryesor i këtij sulmi ishte në banka. Shërbimet bankare punonin shumë ngadalë në momentet kur ekzekututoheshin sulmet.


 

Binali Yildirim, Ministri i Turqisë për Transport dhe Komunikim, deklaroi se sulmi shkaktoi shumë dëme, dhe duhet marrë për seriozisht, sulmi ka ardhur nga një universitet me bazë në Ankara, pas hulumtimit dhe forenzikës në infrastrukturën e Universitetit nga ekspertët ka rezultuar se ata nuk kanë kapacitete për ta adresuar këtë sulm. Ky ishte një sulm i madh dhe i planifikuar mirë madje as ekspertët nuk janë në gjendje ta identifikojnë burimin e sulmit. Në anën tjetër bankat , thonë se transaksionet bankare janë penguar seriozisht nga ky sulm.

 

Muajin e kaluar Turqia rrëzoji një avion luftarak Rusë në kufirin e Sirisë, për këtë arsye disa gazeta janë duke fajësuar Rusin për këtë sulm. Ata thanë se Rusia dhe Turqia janë duke kaluar një luftë të ftohtë.

 

Ndërsa grupi i Hakerëve ‘Anonymous’ kanë postuar një mesazh në të cilin ata deklarojnë se do të vazhdojnë të sulmojnë Turqinë për 'Mbështetjen e Shtetit Islamik duke blerë naftën e tyre dhe duke u kujdesur për luftëtarët e tyre të plagosur. ' /CyberSecurity&Privacy